Libi, rifillojnë përleshjet për marrjen e kontrollit në Tripoli
Forcat e gjeneralit Khalifa Haftar përpiqen të kapin kryeqytetin Tripoli nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar.
Përleshje të reja shpërthyen midis forcave rivale në jug të Tripolit në vazhdën e përpjekjejeve të gjeneralit Khalifa Haftar për të fituar kontrollin mbi kryeqytetin libian, tha një burim ushtarak.
Burimi, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se dhuna ka rifilluar në al-Khula në jug të Tripolit, pas një përpjekjeje të forcave të Haftarit për të përparuar në rrethin Salahuddin në kryeqytet.
Ai tha se forcat e Haftarit arritën të marrin kontrollin e kampit al-Yarmouk në jug të Tripolit.
Ndryshe, më 4 prill, Khalifa Haftar, komandant ushtarak në Libinë lindore, dha urdhrin për nisjen e një ofensive ushtarake për të pushtuar kryeqytetin Tripoli, ku gjendet selia e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të mbështetur nga OKB-ja.























