19:59 / 29.04.2019
“Rebelit” të Katalonisë i ndalohet të kandidojë në zgjedhjet evropiane
Ish-presidenti katalonas, Carles Puigdemont iu ndalua nga autoritetet zgjedhore spanjolle të shpallë kandidaturën e tij në zgjedhjet evropiane të 26 majit, njoftoi sot partia e tij.
Sipas grupimit politik të quajtur ”Së bashku për Kataloninë”, autoritetet zgjedhore po kërkojnë në këtë mënyrë të privojnë liritë më konkretisht të drejtën e fjalës e Puigdemont dhe dy indipendentistëve të tjerë katalonas në mërgim, Toni Comin dhe Clara Ponsati.
I kontaktuar nga media, autoriteti zgjedhor refuzoi të bënte komente rreth çështjes.
Partia Popullore dhe liberalët e Ciudadanos paraqitën një rekurs tek autoritetet zgjedhore për të penguar kandidaturën e Puigdemont./ATSH/























