Ish-ministri gjerman: S`ka stabilitet në rajon pa e njohur Serbia Kosovën
“Nuk mund të ketë stabilitet në rajonin e Ballkanit pa e njohur Serbia Kosovën. Dhe këtu Serbia mbanë përgjegjësi të madhe”, ka thënë , Christian Schwarz Schiling, ish-ministër gjerman në vitet e nëntëdhjeta.
Schiling, i cili ka qenë edhe këshilltar i kancelarit gjerman, ka folur të hënën në “Analizë dite” te RTK.
Ai ka folur të hënën në “Analizë dite” te RTK, ku e ka analizuar Samitin e Berlinit.
“Në këtë moment pika kryesore është që të mos bëhen gjëra të gabuara, siç është diskutimi për shkëmbimin e territoreve në vija etnike dhe një proces i tillë do të duhej të largohej nga tryeza sot pas takimit në Berlin. Një tjetër pikë është që të kemi një unitet më të madh brenda BE-së dhe Komisionit Evropian për të pritur një mbështetje më të fuqishme për të lehtësuar diaogun mes Kosovës dhe Serbisë me rezutate konstruktive. Konkstruktiv mund të konsiderohet vetëm nëse dy palët trajtohen si të barabarta”.
Ai ka thënë se nuk duhet të ketë ndryshime të kufijve në Ballkan.
“Parimet e bashkësisë ndërkombëtare, të BE-së janë garancë për refuzimin e rivizatimit të kufijve në linja etnike. E gjithë BE-ja e ka kuptuar që kjo do të bënte dëm”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën duhet ta bëjnë atë. “Është skandal që këto vende e bëjnë këtë për shkak të problemeve të brendshme të tyre”, ka thënë ish-politikani gjerman.
Schiling ka thënë se është një fatkeqësi se si BE-ja dhe Gjermania nuk e kanë bërë liberalizimin e vizave për Kosovën. “Liria e lëvizjes është marrë peng si mjept për presion politik”, ka theksuar ai.























