Avionët luftarakë italianë do të vendosen në Rumani
BKT
   Bota

Avionët luftarakë italianë do të vendosen në Rumani

Avionët luftarakë të llojit Eurofighter të forcave ajrore italiane, mes muajve maj dhe gusht do të vendosen në bazën ajrore Mihail Kogalniceanu në juglindje të Rumanisë.

Në kuadër të misionit të policisë ajrore të NATO-s, avionët luftarakë të llojit Eurofighter të forcave ajrore italiane do të vendosen në Rumani.

Në njoftimin e Komandës Ajrore të NATO-s në Gjermani (Aircom), thuhet se avionët luftarakë të llojit Eurofighter të forcave ajrore italiane, mes muajve maj dhe gusht do të vendosen në bazën ajrore Mihail Kogalniceanu në juglindje të Rumanisë dhe këtu do të zhvillojnë aktivitete të policisë ajrore.