Silvio Berluskoni shtrohet në spital
BKT
   Bota

Silvio Berluskoni shtrohet në spital

Silvio Berluskoni është shtruar në spitalin e San Raffaeles.

Mediat italiane raportojnë se udhëheqësi i Forza Italia, 82 vjeç, pati disa probleme shëndetësore gjatë natës dhe më pas u dërgua në spital, transmeton oranews.

Ish-kryeministri pritet të mbajë një konferencë shtypi për prezantimin e kandidatëve të Forza Italia përpara zgjedhjeve evropiane të 26 majit në orën 14:00  të pasdites së sotme.