Kina dënon 6 shtetas të huaj për trafikim droge
BKT
   Bota

Kina dënon 6 shtetas të huaj për trafikim droge

Gjykata në Jiangmen dënoi 11 persona të cilët prodhuan më shumë se 63 kilogramë të drogës ilegale. Në mesin e tyre ishin një amerikan dhe katër meksikanë.

Një gjykatë në jug të Kinës ka dënuar të paktën 6 shtetas të huaj të përfshirë në një operacion global anti-drogë methamphetamine, përfshirë një kanadez të dënuar me vdekje.

Gjykata në Jiangmen sot dënoi 11 persona të cilët prodhuan më shumë se 63 kilogramë të drogës ilegale. Në mesin e tyre ishin një amerikan dhe katër meksikanë.

Të gjithëve u janë dhënë dënime të përjetshme ose të pezulluara me vdekje. Në njoftimin e gjykatës nuk bëhet e qartë se cili individ mori atë dënim.

Kanadezi u identifikua si "Fan Wei", por nuk ishte e qartë nëse ky është emri ligjor i personit.

Një tjetër person, i identifikuar si Wu Ziping, u dënua gjithashtu me vdekje. Gjykata nuk i dha kombësi personit Wu.

Kina në janar dënoi me vdekje kanadezin Robert Lloyd Shellenberg në një rast të veçantë të trafikimit të drogës që tensionoi marrëdhëniet.