Pentagoni do të dërgojë qindra ushtarë në kufirin me Meksikën
Zëvendës Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ve, Patrick Shanahan, njoftoi se kanë miratuar planin për të dërguar 320 ushtarë shtesë me qëllim për të ofruar mbështetje në kufirin SHBA-Meksikë.
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) do të dërgojë edhe 320 ushtarë në kufirin meksikan, ku po përjetohet kriza e emigrantëve.
Ushtruesi i detyrës së sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-ve, Patrick Shanahan, njoftoi se kanë miratuar planin për të dërguar 320 ushtarë shtesë me qëllim për të ofruar mbështetje në kufirin SHBA-Meksikë.
Trupat që do të dërgohen në kufi, njoftohet se do të kryejnë detyra si përdorimin e automjeteve të njësisë së Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit për transportimin e emigrantëve.
Sipas Pentagonit, përforcimet me ushtarë do të kenë një kosto prej 7.4 milionë dollarësh deri në 30 shtator.























