15:53 / 30.04.2019
Ukrainë, komiku Zelenskiy zyrtarisht fitues i zgjedhjeve
Zelenskiy ka siguruar 73,22 për qind të votave në rrethin e dytë të zgjedhjeve, kurse kundërkandidati Petro Poroshenko, presidenti aktual, ka marrë 24,45 për qind.
Komisioni Qendror Zgjedhor i Ukrainës njoftoi zyrtarisht fitoren e Vladimir Zelenskiy-it në zgjedhjet presidenciale, raporton AA.
Duke folur në një konferencë për media, Tatyana Slipaçuk, kryetare e komisionit, shpalli rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale.
Komiku Zelenskiy ka siguruar 73,22 për qind të votave në rrethin e dytë të zgjedhjeve, kurse kundërkandidati Petro Poroshenko, presidenti aktual, ka marrë 24,45 për qind.
Zelenskiy pritet të fillojë detyrën si president i Ukrainës pas betimit që do të realizohet më së voni deri më 31 maj.























