Trump propozon që azilkërkuesit të paguajnë për aplikim
BKT
   Bota

Trump propozon që azilkërkuesit të paguajnë për aplikim

Presidenti amerikan, Donald Trump, po propozon që azilkërkuesit t’i ngarkojë me një tarifë që ata të mundë të aplikojnë, ndërsa është në përpjekje e sipër për të shtypur valën e emigrantëve të Amerikës Qendrore që kërkojnë të kalojnë në Shtetet e Bashkuara.

Në një memorandum presidencial të nënshkruar të hënën, Trump drejtoi avokatin e tij të përgjithshëm dhe sekretarin e sigurimit të vendit për të marrë masa shtesë për të përmirësuar sistemin e azilit, të cilin ai këmbëngul se “është në krizë” dhe i rrënuar nga “abuzimi i shfrenuar”.

Ndryshimet janë vetëm më të fundit në një sërë propozimesh nga një administratë që po lufton për të përballuar një rritje të familjeve migrante që vijnë në kufirin jugor.

Shumica e atyre që mbërrijnë thonë se po ikin nga dhuna dhe varfëria dhe shumë kërkojnë azil nën ligjin amerikan dhe ndërkombëtar.

Si pjesë e memorandumit, Trump u jep zyrtarëve 90 ditë që të dalin me rregullore të reja për të siguruar që aplikimet të gjykohen brenda 180 ditëve nga paraqitja, përveç në rrethana të jashtëzakonshme, raporton Al Jazeera.

Dhe ai po i drejton zyrtarët që të fillojnë të paguajnë një tarifë për të proceduar kërkesat për autorizim të azilit dhe punësimit, të cilat aktualisht nuk kërkojnë pagesa.