20:48 / 30.04.2019
Të shtëna me armë zjarri gjatë tubimit të Guaidos
Gjatë tubimit të mbajtur në Karakas nga udhëheqësi i opozitës venezuelase, Juan Guaido, janë dëgjuar të shtëna.
Mediat njoftojnë duke iu referuar publikimeve të bëra në rrjetet sociale nga qytetarët që kanë parë ngjarjen.
Sipas tyre, ka pasur një shkëmbim zjarri midis burrave me uniforma ushtarake që shoqëronin Guaidon dhe ushtarëve që mbështetin presidentin Nicolas Maduro.
Forcat e sigurisë së Venezuelës po sot kanë qëlluar me armë dhe gaz lotsjellës në një tubim tjetër të kreut opozitës, përpara bazës së Forcave Ajrore në Karakas.
Guaido ka thënë sot se ka mbështetjen e trupave për të filluar fazën përfundimtare për t'i dhënë fund uzurpimit të pushtetit të Maduro.























