Sulm i armatosur në universitetin e Karolinës së Veriut
Sipas raportimeve të fundit dy persona kanë humbur jetën dhe katër janë rëndë të lënduar pasi një sulmues ka hapur zjarr në Universitetin Karolina Veriore në Sharlot.
Tre nga të lënduarit janë në gjendje kritike.
Policia e ka arrestuar personin e dyshimtë për sulmin, i cili është student i mëparshëm në Universitet. I dyshuari, 22-vjeçari Tristan Endrju Terel ka qenë i armatosur me pistoletë. Policia informoi se një polic ka hyrë në dhomë kur Terel ka gjuajtur, e ka çarmatosur dhe e ka arrestuar. Gjatë arrestimit sulmuesi nuk ka folur asgjë. Mediat amerikane potencojnë se ai është diagnostifikuar si autistik, ndërsa ish shokët e tij në Universitet e përshkruajnë si “i qetë”.
Sulmi u realizua në ditën e fundit nga viti akademik, Provimet përfundimtare fillojnë javën e ardhshme.
Mediat lokale informojnë se sulmuesi ka filluar të gjuajë të martën, rreth orës 17:45 minuta sipas kohës lokale (23:45 sipas kohës së mesme evropiane) në afërsi të ndërtesës administrative së Universitetit Kenedi Holl.


























