“Leopoldo Lopez nuk ka kërkuar azil politik”
Burime diplomatike thanë se Lopez, gruaja e tij Lilian Tintori dhe vajza e tij 15 muajshe, ndodhen në rezidencën e ambasadës spanjolle në Karakas.
Autoritetet në Spanjë thanë se njëri nga liderët opozitar në Venezuelë, Leopoldo Lopez i cili ndodhet në ambasadën e Spanjës në Karakas bashkë me familjen e tij, nuk ka kërkuar azil politik.
Burime diplomatike i thanë agjencisë spanjolle të lajmeve EFE se Lopez, gruaja e tij Lilian Tintori dhe vajza e tij 15 muajshe, ndodhen në rezidencën e ambasadës spanjolle në Karakas.
Venezuelë, lideri opozitar Lopez strehohet në Ambasadën e Spanjës
"Ata erdhën vullnetarisht dhe nuk kërkuan azil politik", thanë burimet.
Më herët, autoritetet spanjolle konfirmuan se Lopez dhe familja e tij vonë natën e kaluar, erdhën në kompleksin e ambasadës.
Qeveria e Venezuelës nisi një aksion për të shtypur përpjekjen e grusht shtetit, për çka në rrugët e kryeqytetit pati trazira në të cilët kishte njerëz të plagosur.
Guaido sot sërish u bëri thirrje qytetarëve të dalin në rrugë të cilën e bëri edhe presidenti i Venezuelës, Maduro, i cili po kërkon nga populli të qëndrojë në mbrojtje të rendit shtetëror.























