Izraeli ka mbajtur dy minuta heshtje për të nderuar viktimat e Holokaustit
BKT
   Bota

Izraeli ka mbajtur dy minuta heshtje për të nderuar viktimat e Holokaustit

Gjithçka ka ndaluar në Izrael për dy minuta, duke filluar nga ora dhjetë e mëngjesit të sotëm, për të nderuar gjashtë milionë viktimat hebreje nga persekutimi nazist.

Çdo vit, në të njëjtën kohë, gjithçka ndalon në këtë shtet, përfshirë edhe trafikun e autostradës, ndërsa secili banorë me të dëgjuar sirenën ndalon dhe ulë kokë kokë në shenj nderimi.

Kryeministri Benjamin Natanjahu dhe zyrtarët më të lartë shtetërorë, gjatë kësaj kohë, ndodheshin përpara një memoriali në Jerusalem, të ngritur për nderë të viktimave.

Në kuadër të ndërrimeve të këtyre viktimave, hebrenj nga mbarë bota shkojnë në memorialin Auschwitz që ndodhet në Poloni.