Indonezi, 500 të vdekur për shkak të `lodhjes` në zgjedhje
BKT
   Bota

Indonezi, 500 të vdekur për shkak të `lodhjes` në zgjedhje

Sipas lajmeve në shtypin lokal, mbi 500 persona me detyra të ndryshme gjatë zgjedhjeve në Indonezi, kanë humbur jetën nga çrregullimet e lidhura me lodhjen për shkak të orëve të gjata të punës.

Numri i të vdekurve nga çrregullimet lidhur me lodhjen për shkak të orëve të gjata të punës gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 17 prillit si dhe pas në Indonezi, është rritur në mbi 500.

Sipas lajmeve në shtypin lokal, mbi 500 persona me detyra të ndryshme gjatë zgjedhjeve në Indonezi, kanë humbur jetën nga çrregullimet e lidhura me lodhjen për shkak të orëve të gjata të punës.

Ndërkohë edhe rreth 3.700 anëtarë të komisioneve vendore zgjedhore janë në trajtim mjekësor. Numri më i madh i vdekjeve ka ndodhur tek anëtarët e komisioneve vendore zgjedhore.

Bëhet e ditur se shumica e të vdekurve nga sikleti, sëmundja e zemrës dhe tensioni për shkak të orëve të gjata të punës janë persona të moshës mbi 40 vjeçare,

Në fillim të javës ishte njoftuar se numri i të vdekurve është 367 persona.

Nga ana tjetër Kryetari i komisionit zgjedhor, Arif Budiman, njoftoi se familjeve të viktimave kanë filluar t'u paguajnë nga 36 milionë rupiah (rreth 2.300 euro).

Ndërsa zëvendës presidenti i vendit Yusuf Kalla, kishte theksuar se duhet rishqyrtuar vendimi për mbajtjen e të dyja zgjedhjeve në të njëjtën ditë.

Në Indonezi për herë të parë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare u zhvilluan në të njëjtën ditë, ndërsa në mbi 800.000 vende të votimit janë detyruar 7 milionë persona.

Në vend ndodhen 193 milionë votues, prej të cilëve 81 për qind kanë përdorur të drejtën e tyre të votimit. Rezultatet zyrtare priten të njoftohen deri më 22 maj.