Policia torturon refugjatët
Xhandarmaria turke ka gjetur 2 refugjatë pakistanez në afërsi të lagjes Meriç të qytetit kufitar Edirne, pas hetimeve është konstatuar se personat kishin kaluar ilegalisht kufirin turko-grek
.Sipas xhandarmërisë turke, persoant ishin gjysmë të zhveshura dhe kishin shenja torturimi, raporton IHA.
Ata deklaruan se pasi kanë kaluar kufirin janë kapur nga policia greke të cilët kanë torturuar ata dhe kane plaçkitur.
Ndryshe, para disa muaj një grup refugjatësh sirianë janë gjetur me duar të lidhura me tela plastik. Ata ishin kapur nga policia greke, në rrugën e tyre për në Majis, u ishin lidhur duart dhe ishin hedhur në det. Ata kishin qenë duke lundruar ilegalisht me një varkë drejt ishullit grek, ishin kapur nga policia, u ishin sekuestruar pasaportat dhe një shumë prej 6000 dollarësh, pastaj ishin hedhur në det. Ata ishin gjete në afërsi te bregdetit turk, policia turke u ka dhënë veshje të reja, u ka ofruar shërbim mjekësor dhe më pas i ka rehabilituar në kampet e refugjatëve.
Ndryshe, në Lesbos të Greqisë, kampi “Morina” është i mbipopulluar. Kushtet e jetesës në të janë të vështira. Refugjatët kanë pasur vështirësi të mëdha për ngrohje. Si pasojë tre persona kanë humbur jetën nga i ftohti në këtë kamp.
Numri i personave me probleme psikologjike është në rritje.
Sipas Komisionit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (HCR) që prej vitit 2012 në këtë kamp kanë ardhur refugjatë dhe emigrantë me kushte shumë të vështira, persona të moshës së tretë, persona në depresion dhe me probleme të shumta psikologjike. Normalisht depresioni është një nga shkaqet kryesore të kësaj gjendjeje tek këta individë, të cilët të traumatizuar lënë vendin e tyre dhe në Evropë gjejnë gjithashtu kushte të vështira jetese.























