Samsung kryeson shitjet. Ndiqet nga Huawei, Apple në vend të tretë
BKT
Tech

Samsung kryeson shitjet. Ndiqet nga Huawei, Apple në vend të tretë

“Apple” nuk është më prodhuesi numër dy i “smartphone”-ve në botë. Renditja e 5 të mëdhenjve të globit sa i takon telefonëve “të zgjuar” ka ndryshuar dhe vendin e gjigantit amerikan të teknologjisë e ka zënë tani “Huawei” kinez.

Ai është pozicionuar i dyti në renditje, në një kohë kur “Apple” ka parë t’i lëkunden pozitat dhe aksionet në treg.

Me një total prej 71.5 milionë njësi “smartphone”-sh të shpërndarë në mbarë globin, gjatë tremujorit të parë të vitit 2019, “Samsung”-u vazhdon të mbetet në krye të listës. “Xiaomi” ndërkohë ka mbërthyer pozicionin e katërt, me 31 milionë “smartphone”, ndërsa prodhuesi i pestë më i madh, “Oppo” është po nga Kina, transmeton TCH.

“Oppo” ka vazhduar shtrirjen sidomos në tregjet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Shitjet e “iPhone”-ve të “Apple” pësuan gjatë 3 muajve të parë deri në fund të marsit, rënien më të thellë të regjistruar ndonjëherë, megjithëse tani po shfaqen shenja stabilizimi.

Kompania e fuqishme e teknologjisë “Apple” pohoi se të ardhurat nga “iPhone”-t u ulën me 17% në 31 miliardë dollarë.


MË SHUME NGA Tech