Maas: Mbrojtja e lirisë së shtypit është një nga detyrat më të rëndësishme
RTKlive
Ministri Federal i Punëve të Jashtme, Heiko Maas gjatë udhëtimit të tij në Meksikë theksoi se mbrojtja e lirisë së shtypit është njëra nga detyrat tona më të rëndësishme.
"Një peisazh i lirë, i pavarur dhe i shumëllojshëm i shtypit është parakusht për secilën demokraci funksionale. Ai hulumton, pyet e analizon, informon dhe edukon, kërkon llogari dhe nxit debate. Thënë shkurt: një peizsazh i tillë krijon hapësirë për komunikim dhe pjesëmarrje – një domosdoshmëri në secilën shoqëri demokratike. Në 70-vjetorin e Kushtetutës tonë dhe më shumë se shtatëdhjetë vjet nga shpallja e Deklaratës së Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut nuk kemi arsye të tërhiqemi në komoditet. Sepse ekziston edhe një realitet tjetër: emrat Kashoggi dhe Kuciak përfaqësojnë vrasjet e më shumë se 60 gazetarëve dhe kërcënimet e panumërta në vitin e kaluar. Fati i tyre na ka treguar bindshëm në ç’gjendje është liria e shtypit në mbarë botën. Kjo vlenë veçanërisht edhe për Meksikën, njërin nga vendet më të rrezikshme për gazetare dhe gazetarë", tha ai.
Sipas tij mbrojtja e lirisë së shtypit është njëra nga detyrat tona më të rëndësishme, si në vendin tonë, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Për këtë arsye ne jemi në konktakt të ngushtë me partnerët tanë për një mbrojtje më të mirë të gazetareve dhe gazetarëve në mbarë botën.
"Të gjithë gazetareve dhe gazetarëve të angazhuar në këtë Ditë të Lirisë së Shtypit iu takon jo vetëm mirënjohja jonë, por edhe premtimi ynë për t’i mbrojtur ata dhe lirinë e shtypit gjithandej globit", tha ai.























