Fëmijët britanikë përballen me uri në shkolla
Mësuesit kujdestarë në Britani të Madhe kanë thënë se shumë fëmijë po përballen me vështirësi në të nxënë për shkak të problemeve financiare të prindërve të tyre dhe po vijnë në shkollë të uritur.
Shoqata Kombëtare e Mësuesve njoftoi se rreth 75 për qind e drejtorëve të shkollave kanë pranuar rritje të kërkesave të prindërve për mbështetje financiare për fëmijët e tyre në pesë vjetët e fundit.
Anketa e bërë me 400 drejtorë të shkollave, e cila u publikua para mbajtjes së një konference të rëndësishme të kësaj shoqate, dëshmon se më shumë se 80 për qind e drejtorëve kanë vërejtur rritje të numrit të nxënësve të uritur në shkollë.
Një nga mësuesit kujdestarë tha: “Kam parë fëmijë të shkatërruar emocionalisht dhe që nuk janë në gjendje të mësojnë, fëmijë shumë të uritur për të qenë në gjendje për të menduar dhe fëmijë që nuk janë ngopur me gjumë për shkak të mungesës së ngrohjes dhe veshmbathjeve”.
Ai shtoi se e ka parë një nxënës duke e ngrënë një copë të vogël buke për drekë dhe nuk ka pasur asgjë tjetër. “Fëmijët nuk janë të gatshëm të mësojnë. Ata ndihen të turpëruar”, shtoi ai, shkruan “Independent”.























