Lufta në Siri, së paku nëntë civilë të vdekur
Të paktën nëntë civilë u vranë në bastisjet ajrore të qeverisë siriane në provincën perëndimore të Idlibit pasi forcat e saj dhe aleatët e tyre rusë vazhduan të bombardonin fortesën e fundit të mbajtur nga rebelet për të gjashtën ditë rresht.
Sulmet e të dielës u zhvilluan në qytetet e Kafr Nabl dhe Khan Sheikhoun, sipas Mbrojtjes Civile Siriane, të njohur edhe si Helmeta e Bardhë, njofton Klan Kosova.
Dy njerëz të vrarë në Kafr Nabl ishin Ahmed al-Rahal, 50 vjeçar dhe Hussein al-Deiri, 38 vjeçar, i cili ka punuar si mjek.
Shtatët të tjerët humbën jetën në Khan Sheikhoun, duke përfshirë një grua dhe dy fëmijë, tha Ahmed al-Sheikho, zëdhënës i Mbrojtjes Civile Siriane në Idlib, për Al Jazeera.
Forcat siriane të mbështetura nga ushtria ruse lëshuan një kampanjë me bombardime ajrore më 26 prill.
Që nga atëherë së paku 44 civilë janë vrarë, sipas grupit.
Në një deklaratë, Mbrojtja Civile e Sirisë paralajmëruan për një katastrofë të vërtetë për civilët, të cilët nuk kanë qasje në zonat të sigurta për strehim.
“Një targetim sistematik po u bëhet kampeve të civilëve, të cilët po i ikin vdekjes”, tha grupi.























