Në Shri Lankë vendoset ora policore
Zëdhënësi i ushtrisë së Shri Lankës, Sumith Atapattu thotë që një orë policore është vënë në Negombo, qyteti bregdetar afër kryeqytetit Colombo, shkruan Fox News.
Kjo pasi që shumë njerëz u lënduan në ballafaqimin e parë që nga sulmet terroriste që ndodhën me rastin e festës së Pashkëve.
Atapattu tha për AP që lufta të dielën e kalaur ishte mes fisit Sinhalese dhe myslimanëve. Ai refuzoi të tregonte nëse kishte arrestime. Ora policore është në efekt deri të hënën në ora 19.
Kisha e Saint Sebastian ishte një ndër gjashtë vendet e shënjestruara nga sulmi terrorist që la mbi 250 njerëz të vdekur.
Përplasjet etnike nuk janë asgjë e re në Shri Lanka. Një luftë civile mes rebelëve nga minoriteti ishullor i komunitetit Tamil dhe shumicës budiste Sinhalese, që ka edhe pushtetin përfundi në vitin 2009.























