VIDEO - “Kontrolli prindëror”, në mbrojtje të fëmijëve nga interneti
Përdorimi i internetit dhe teknologjisë si sot është një nga trendët e përhapura në gjithë botën. Por, shqetësuese mbetet përdorimi i tepërt dhe i pakontrolluar i internetit, programeve televizive nga ana e fëmijëve.
Tringa Danca - zhvilluese e produkteve në Ipko, në emisionin `Mirëmëngjesi Kosovë` në RTK1, tha se kjo kompani tani ofron shërbimin “Kontrolli prindëror” që është një shërbim nëpërmjet të cilit prindërit mund të bllokojnë çdo faqe interneti, e cila mund të jetë e rrezikshme për zhvillimin e fëmijës ose që mund të rrezikojë sigurinë. Ju mund të bllokoni tri nga nëntë kategoritë.
Sipas saj, shërbimi mund të aktivizohen falas, për të bllokuar qasjet në kategoritë e përzgjedhura në numër mobil dhe në internetin e shtëpisë suaj. Kjo vlen si në bllokimin në mobil edh shërbimin fikës të Ipko-s.
Shërbimit e pakos se “Kontrollit prindëror “, sipas Dancës, nuk janë bllokimi i përmbajtjeve të internetit, shërbimeve të Ipko-s, por pamundësi në qasje në programe të cilat nuk janë për fëmijë dhe prindërit duan ti kontrollojnë ata.
Kurse , Edona Zogu - përgjegjëse për marrëdhënie me publikun Ipko tha se përveç pakos “Kontrolli prindëror”, kjo kompani, ofron edhe shërbime të tjera si edhe atë për fermerët e Kosovës, të cilëve ju dërgohen këshilla, paralajmërime bujqësore, përmes mesazheve -sms.
Ajo shton se këto shërbime tanimë janë pritur shumë mirë.
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:























