Berluskoni del nga spitali e menjëherë fillon fushatën elektorale
BKT
   Bota

Berluskoni del nga spitali e menjëherë fillon fushatën elektorale

Gjashtë ditë nga shtrimi i tij në spitalin San Rafaelo të Milanos, ku të martën e kaluar ishte shtruar në spital dhe në të njëjtën ditë u operua për një bllokim intestinal, ai doli nga spitali sot dhe tha se ndihet në formë të shkëlqyer dhe se nuk do të humbasë asnjë ditë për fushatën elektorale që po zhvillohet në Itali për zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

“Jam mirë, pata një frikë të madhe. Për një moment mendova se kisha mbërritur në fund të xhiros, por në fakt pata një rikthim të shkëlqyer. Të gjitha vlerat e analizave dhe vizitave kanë dalë në formë të shkëlqyer. U premtova mjekëve se do qëndroja disa ditë pushim, por nuk mund të humbas fushatën elektorale që kështu do fillojë menjëherë atë- u tha Berluskooni gazetarëve gjatë daljes nga spitali.