SHBA kërkon bisedime me Korenë e Veriut
BKT
   Bota

SHBA kërkon bisedime me Korenë e Veriut

Pavarësisht testimit të ri të raketave nga Koreja e Veriut, SHBA-të kanë riafirmuar qëllimin për të negociuar me Phenianin mbi denuklearizimin.

Duke folur dje për "Fox News", Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se ende çdo qëllim i tyre është të negociojnë një rezolutë me Korenë e Veriut për t’i shpjer ato te denuklearizimi.

“Ne e kemi ditur se do të jetë një rrugë e gjatë. Ne e kemi ditur se nuk do të jetë e drejtpërdrejt. Por, unë zgjas dorën tonë negociuese për koreano-veriorët që nga Hanoi. Ne vazhdojmë ato negociata. Duam të vazhdojmë të punojmë drejt një rezolute paqësore për të arritur denuklearizimin”, deklaroi Pompeo.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut gjatë fundjavës personalisht inspektoi testimin e asaj që raportohet si një “raketë me rreze të shkurtra të paidentifikuara” në Detin Lindor.

Pheniani është nën një moratorium të ashpër nga Kombet e Bashkuara (OKB) për të testuar çdo armatim bërthamor që nga viti 2006, kur ai në mënyrë të njëanshme teston armë bërthamore.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u takuan për herë të dytë në Hanoi në muajin shkurt për të arritur një marrëveshje për denuklearizimin, megjithatë samiti u ndërpre pa arritur marrëveshje.

Pheniani ka kërkuar largimin e sekretarit amerikan Pompeo nga ekipi negociues.