Orban nuk mbështet më kreun e listës së PPE-së, Manfred Weber
Kryeministri nacional-konservator hungarez, Viktor Orban njoftoi sot se nuk do ta mbështesë më kryesuesin e listës së Partisë Popullore Evropiane (PPE), Manfred Weber, në zgjedhjet evropiane, pasi akuzoi kandidatin kristian-demokrat gjerman se ka ofenduar vendin e tij.
Prej disa muajsh në një situatë komplekse me liderët e PPE-së, forca e parë politike konservatore në Parlamentin Evropian, Orban u pezullua përkohësisht nga kjo parti në mars për shkak të qëndrimeve euroskeptike.
Megjithëse deri më tani kryeministri hungarez e kishte mbështetur Weber, “Spitzenkandidat” i cili në rast fitoreje pritet të pasojë Jean-Claude Juncker në krye të Komisionit Europian.
Një intervistë e Weber-it për televizionin publik gjerman ZDF ndër të tjera e bëri atë të ndryshonte mendim, sqaroi sot Orban.
“Weber deklaroi se jo vetëm që nuk kishte nevojë për votat hungareze për tu zgjedhur president i Komisionit, por gjithashtu nuk i donte votat hungareze për tu emëruar president i Komisionit”, u shpreh ai gjatë një konference shtypi në Budapest./ATSH/























