CIA paralajmëron aktivistin arab se kërcënohen nga Arabia Saudite
BKT
   Bota

CIA paralajmëron aktivistin arab se kërcënohen nga Arabia Saudite

Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane, ka paralajmëruar aktivistin arab të demokracisë i cili jetojnë në Norvegji, se atij i kanoset një rrezik potencial të ndonjë sulmi nga autoritetet mbretërore saudite.

Aktivisti pro-demokratik, Iyad el-Baghdadi, është njëri nga zërat më kritik të Mohammed bin Salman, princi i kurorës saudite.

El-Baghdadi u paralajmërua për një rrezik të mundshëm më 25 prill, kur autoritetet norvegjeze i erdhën në shtëpinë e tij, për ta siguruar atë nga një sulm i mundshëm nga agjentë sauditë

Aktivistit i është thënë se siguria e tij, tani është në dorën e autoriteteve norvegjeze, e cila mbikëqyret nga një agjenci e huaj e inteligjencës, e që më vonë, gazeta The Guardian, e kishte zbuluar se është CIA.

“Ashtu siç e kuptova unë, sauditët më kanë shënjestruar mua, por nuk e kemi idenë se çfarë dëshirojnë të bëjnë” tha ai në një intervistë përmes telefonit me The Guardian.

“Ata më siguruan mua se e kanë marrë çështjen shumë seriozisht. Erdhën të përgatitur” tha El-Baghdadi, duke shtuar se atij i kishin ardhur dy skuadra me uniforma civile.

The Guardian, më vonë kishte kontaktuar ambasadën saudite në Uashington për ndonjë koment, por ata nuk i ishin përgjigjur.

El-Baghdadi është një palestinez, i cili është mjaftë aktiv në Twitter, dhe u bë i famshëm për raportimet e tij gjatë pranverës Arabe, kur ai filloi të tregonte për ngjarjet në Egjipt.

Ai kishte shkruar “cicërime” në Twitter, duke e përdorur satirën për t’i kritikuar udhëheqësit autokratik të lindjes së mesme. Atij iu dha azili politik në Norvegji gjatë vitit 2015.

Ai më vonë ishte arrestuar nga autoritetet norvegjeze, por u lirua shumë shpejtë, dhe kurrë nuk iu ngrit ndonjë aktakuzë.

El-Baghdadi tha se ndihet keq që autoritetet mbretërore saudite, ende mundohet që t’ia mbyllin gojën aktivistëve të cilët gjenden jashtë kufijve të saj.

The Guardian, raporton se ata kanë tentuar të marrin komente edhe nga Shërbimi Norvegjez i Inteligjencës, por si përgjigje kishin marrë se “nuk janë në pozitë për t’i komentuar ngjarjet”.

Nevoja për t’i siguruar aktivistët e tjerë arab, vjen pasi që po kalojnë gati një vit që nga vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i cili u vra në Stamboll, brenda ambasadës saudite. Kjo vrasje, bëri që të ketë reagime nga të gjitha anët e botës.