​I kritikuari i BE-së, Viktor Orban pritet nga presidenti Trump
BKT
   Bota

​I kritikuari i BE-së, Viktor Orban pritet nga presidenti Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump do të presë më 13 maj në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin hungarez, Viktor Orban, i cili është një nga admiruesit e tij brenda Bashkimit Evropian.

Ky takim kokë më kokë mes Donald Trump, i cili ka shtuar kritikat ndaj BE-së dhe Viktor Orban, i njohur për qëndrimet e tij euroskeptike dhe sulmet ndaj ”burokratëve të Brukselit’’, mbahet më pak se tre javë nga zgjedhjet evropiane.

”Bazuar në lidhjet e hershme mes SHBA-së dhe Hungarisë, presidenti dhe kryeministri do të diskutojnë mbi mënyrat për të forcuar bashkëpunimin mes dy shteteve”, njoftoi sot Sarah Sanders, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë./atsh/