Sulm në një shkollë në SHBA, një i vdekur dhe tetë të plagosur
BKT
   Bota

Sulm në një shkollë në SHBA, një i vdekur dhe tetë të plagosur

Një sulm në një shkollë në Colorado të SHBA-së la një student të vdekur dhe tetë të plagosur të martën, thanë autoritetet.

Për këtë sulm dy të dyshuar u arrestuan shkollën e mesme STEM Highlands Ranch, tha sherifi Tony Spurlock.

Rreth 1850 nxënës ndjekin shkollën, sipas faqes së saj të internetit. Spurlock tha njëri i dyshuar është një burrë dhe tjetri besohet të jetë i mitur.

Ai identifikoi një nga të dyshuarit si Devon Erickson.

Të dyshuarit besohet të jenë studentë në shkollë, tha Spurlock.