Nigeri, sulmet e Boko Haram kanë ndarë 1 milion fëmijë nga familjet e tyre
BKT
   Bota

Nigeri, sulmet e Boko Haram kanë ndarë 1 milion fëmijë nga familjet e tyre

Në një deklaratë presidenti Buhari tha se "Për shkak të sulmeve të Boko Haram-it më shumë se 1 milion fëmijë në vend as nuk i njohin familjet dhe as nuk e dinë prej nga vijnë".

Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, tha se sulmet e Boko Haram-it kanë ndarë më shumë se 1 milion fëmijë nga familjet e tyre.

Buhari ka zhvilluar një takim me presidenten e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), Maria Garces, në kryeqytetin Abuja.

Ndër të tjera Buhari tha se është e nevojshme ndihmë ndërkombëtare për të kapërcyer krizat humanitare të shkaktuara nga sulmet e organizatës në rajon.

"Rreth gjysma e 30 milionë njerëzve të prekur nga tharja e Liqenit të Çadit janë strehuar në Nigeri dhe ne jemi në kërkim të mbështetjes globale për ringjalljen e liqenit". Ai u shpreh më tej se "Ura, shkolla, spitale, kisha, xhami dhe ndërtesa të tjera janë shembur. Të gjitha këto do të rindërtohen dhe çdo ndihmë ndërkombëtare do të mirëpritet".

Presidenti i Nigerisë ka shtuar gjithashtu se është prekëse edhe situata e personave të zhvendosur në vend.

Ndërsa presidentja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Garcestha, tha se Nigeria është një mbështetëse e madhe e OKB-së dhe premtoi të rrisë mbështetjen globale për zvogëlimin e "efekteve shqetësuese" të ndryshimeve klimatike në Liqenin e Çadit.

Garces gjithashtu vlerësoi rolin që Nigeria luan në operacionin paqeruajtës dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.