Kabuli tronditet nga dy shpërthime të fuqishme
BKT
   Bota

Kabuli tronditet nga dy shpërthime të fuqishme

Siç bën të ditur Ministria e Shëndetit Publik, bazuar në vlerësimet fillestare të paktën nëntë persona janë plagosur gjatë sulmit.

Dy shpërthime të fuqishme dhe të shtëna me armë zjarri tronditën sot kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin.

Siç bën të ditur Ministria e Shëndetit Publik, bazuar në vlerësimet fillestare të paktën nëntë persona janë plagosur gjatë sulmit në fjalë.

Ndërkohë, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nusrat Rahimi, tha për AA se shpërthimet kanë ndodhur në lagjen Shahr-e-Nau në të cilën ndodhen zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, një sërë organizatash joqeveritare, shtëpi private dhe disa restorante të cilët frekuentohen nga klientë.

Ai bëri të ditur se menjëherë pas shpërthimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e sigurisë të cilat janë përleshur me sulmuesit.

I njëjti burim tha se sulmuesit kryen sulmin para organizatës "Counterpart", pas çka sulmuesit hynë në objekt dhe hapën zjarr.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid mori përgjegjësinë për sulmin përmes një kumtese të lëshuar në rrjetet sociale.