15:31 / 08.05.2019
Gjermani, arrestohen 8 persona të dyshuar për lidhje me DEASH-in
Policia sot herët në mëngjes kreu bastisje në objektet në Oberhausen dhe arrestoi katër burra dhe katër gra.
Policia gjermane në perëndim të vendit ka arrestuar 8 persona të dyshuar për grumbullim parash për organizatën terroriste DEASH.
Duke iu referuar deklaratave të zyrtarëve, agjencia gjermane e lajmeve DPA lajmëron se pjesa më e madhe janë të arrestuar të lidhjeve familjare dhe se bëhet fjalë për persona të moshës mes 19 dhe 58 vjeç.
Burimi i njëjtë njofton se bëhet fjalë për persona që kanë shtetësi gjermane ndërsa janë me origjinë nga Bosnjë e Hercegovina.























