Venezuelë: Përpjekje për grusht shteti, arrestohet nënkryetari opozitar
Zambrano nëpërmjet një deklarate të bërë nga llogaria e tij në rrjetin social njoftoi se është arrestuar nga agjentët e Shërbimit Informativ Kombëtar Bolivarian.
Nëkryetari i parë i Asamblesë Kombëtare (AN), opozitari Edgar Zambrano është arrestuar lidhur me pjesëmarrjen në përpjekjen për grusht shteti në Venezuelë.
Me këtë është kryer arrestimi i parë ndaj deputetëve të AN, të cilët morën pjesë në përpjekjen ushtarake dhe civile të dështuar për grusht shteti më 30 prill në kryeqytetin Caracas të kryetarit të AN, Juan Guaido, i cili ka shpallur veten si president të përkohshëm të Venezuelës.
Pavarësisht se nuk ndodhet në mesin e 10 emrave ndaj të cilëve Gjykata e Lartë e Drejtësisë së Venezuelës (TSJ) ka nisur një procedim ligjor, Zambrano nëpërmjet një deklarate të bërë nga llogaria e tij në rrjetin social njoftoi se është arrestuar nga agjentët e Shërbimit Informativ Kombëtar Bolivarian (SEBIN).
Mësohet se Zambrano i cili nuk ka pranuar të zbresë nga automjeti i tij, është arrestuar nga agjentët e SEBIN bashkë me automjetin e tij.
Kryetari i Asamblesë Kushtetuese (ANC) Diosdado Cabello në një program që e prezanton vetë në televizionin shtetëror VTV ka konfirmuar arrestimin e Zambranos duke thënë se "Pak më parë është kapur një nga liderët e përpjekjes për grusht shteti më 30 prill".
Pasi ka bërë të ditur se Zambrano nuk është në mesin e 10 deputetëve për të cilët TSJ ka kërkuar heqjen e imunitetit, Cabello tha se "Të gjithë janë vërejtur qartë (në përpjekjen e grusht shtetit ushtarak). Madje, për këta nuk ka nevojë që të jepet leje për heqjen e imunitetit, për gjykim".
Në anën tjetër njoftohet se TSJ fillimish kërkoi heqjen e imunitetit për 7 deputetë dhe më pas pasi shtoi edhe 3 të tjerë ku në këtë mënyrë arriti në 10 numri i deputetëve për të cilët priten të gjykohen me akuza si "Tradhti ndaj atdheut, komplot, nxitje e rebelimit, nxitje e rebelimit civil, krijimi i një organizate për të kryer një krim, autoritet grabitjeje, nxitje publike për të mos zbatuar ligjin dhe kryerje të krimit të urrejtjes".
Në Venezuelë, e cila ndodhet në një krizë të madhe politike që prej disa muajsh, opozita tentoi të kryejë grusht shteti në orët e para të 30 prillit.
Guaido dhe Leopoldo Lopez i cili ka shkelur arrestin shtëpiak pasi mbërritën në urën Altamira përballë bazës ajrore La Carlota, bashkë me një grup ushtarakësh tentuan të rrëzojnë presidentin Nicolas Maduro dhe i bënë thirrje popullit për të dalë në rrugë. Pas kësaj thirrjeje opozitarët dolën në rrugët e shumë qyteteve të vendit ndërsa më pas protestat u shndërruan në akte dhune kryesisht përreth La Carlota në Caracas.
Meqë edhe mbështetësit e Maduros u mblodhën përreth rezidencës Miraflores, Lopez fillimisht u strehua në ambasadën e Kilit dhe më pas në atë spanjolle ndërsa Guaido u shfaq në një video-mesazh dhe i bëri thirrje popullit sërish të dalë në rrugë.























