Guaido: Qeveria e Maduros ka frikë të më arrestojë
BKT
   Bota

Guaido: Qeveria e Maduros ka frikë të më arrestojë

Juan Guaido ka thënë se ai mbetet i lirë pasi qeveria venezueliane e Nicolas Maduro ka frikë nga pasojat e arrestimit të tij, raporton CNN.

“Për shkak se ata janë të frikësuar po përpiqen të përhapin ose gjenerojnë një perceptim të kontrollit që nuk e kanë”, tha Guaido.

Komentet e tij erdhën vetëm disa orë përpara se një nga aleatët e tij më të afërt u arrestua nga forcat e sigurisë dhe agjencia e inteligjencës në Venezuelë, të njohur si SEBIN.

Edgar Zambrano u arrestua jashtë selisë së partisë së tij Democratic Action Party mbrëmjen e së mërkurës.

Makina e tij u konfiskua nga nëntë oficerë të maskuar të SEBIN.

Guaido në një postim në Twitter tha se Maduro rrëmbeu nënkryetarin e opozitës që kontrollon Asamblenë Kombëtare.

“Ata po përpiqen të thyejnë trupin që përfaqëson të gjithë venezuelianët, por nuk do ta arrijnë atë,”-shkroi ai në Twitter.

Qeveria Maduro akuzoi Guaidon, presidentin e Asamblesë Kombëtare dhe disa udhëheqës të tjerë të opozitës për planifikimin e një grushti të dështuar më 30 prill.