18:21 / 09.05.2019
Pheniani lëshon dy raketa pak pas mbërritjes së emisarit amerikan në Seul
Pheniani i cili javën e kaluar testoi lëshimin e raketave, vijoi edhe sot me lëshimin e dy raketave në momentin kur emisari amerikan për Korenë e Veriut është në vizitë në Seul.
”Pheniani mendohet të ketë lëshuar dy raketa me rreze të shkurtër veprimi’’, deklaroi ushtria koreano-jugore në një komunikatë.
Të shtënat ishin të orientuara drejt lindjes në distanca respektive nga 270 në 420 kilometra. Uashingtoni dhe Seuli janë në proces analizimi të ngjarjes.
Lëshimet e raketave u kryen nga Sino-ri, një bazë ushtarake në aktivitet prej disa dekadash, e cila ndodhet rreth 75 kilometra në veri-perëndim të kryeqytetit.
Zyrtarisht, Koreja e Veriut nuk ka kryer një lëshim rakete që nga nëntori 2017.























