07:05 / 11.05.2019
Vdes ish-lideri socialist Alfredo Perez Rubalcaba
Ish-ministër dhe lideri socialist spanjoll, Alfredo Perez Rubalcaba, i cili dha një kontribut të madh në luftën kundër organizatës baske ETA, vdiq sot në moshën 67 vjeç, pas një ataku cerebral.
Qeveria socialiste e Pedro Sanchez dekretoi një ditë zi kombëtare deri të shtunën në mesnatë. Të gjitha partitë me përjashtim të ekstremit të djathtë Vox pezulluan sot fushatën që sapo ka nisur për zgjedhjet rajonale, lokale dhe europiane të 26 majit.
Pedro Sanchez i cili mori drejtimin e PSOE-së në 2014 postoi në Twitter një mesazh ngushëllimi me fjalët, një burrë shteti dhe një jetë të tërë dedikuar në shërbim të vendit të tij./ATSH























