Pekini optimist për negociatat tregtare me Uashingtonin
BKT
   Bota

Pekini optimist për negociatat tregtare me Uashingtonin

Kina dhe SHBA-ja vendosën të takohen sërish në të ardhmen në Pekin dhe të dërgojnë përpara konsultimet që nuk janë aspak të lehta, tha zëvendëspresidenti Liu He para medies kineze pas raundit të 11-të të negociatave në Uashington.

“Do të vazhdojmë bisedime të sinqerta dhe konstruktive”, theksoi ai.

“Mendoj se batuta të vogla për ndërprerje janë normale dhe të paevitueshme gjatë negociatave mes dy vendeve”, vazhdoi Liu He.

“Duke parë përpara, jemi ende optimistë duke i konsideruar si të domosdoshme disa parime”, tha zëvendëspresidenti kinez sipas një videoje të publikuar nga Hsinhua./ATSH/