AKK: Nuk e zëvendësoj Merkelin para 2021-it
BKT
   Bota

AKK: Nuk e zëvendësoj Merkelin para 2021-it

Liderja e konsevatorëve gjermanë të CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, të cilën media e ka quajtur edhe AKK, siguroi se nuk kërkonte ta zëvendësonte para kohe kancelaren, Angela Merkel, thënë ndryshe përpara mbarimit të mandatit të saj në vitin 2021.

“Kancelarja dhe qeveria janë zgjedhur për një legjislaturë të tërë dhe qytetarët presin nga  ata që ta marrin seriozisht këtë zgjedhje… kështu që unë përjashtoj mundësinë për zëvendësimin e kancelares përpara kohe”, deklaroi Annegret Kramp-Karrenbauer për gazetën gjermane ”Die Welt”.