​​Starmer: Nevojitet një referendum i ri Brexit
BKT
   Bota

​​Starmer: Nevojitet një referendum i ri Brexit

Një marrëveshje përfundimtare mbi Brexit ndoshta nuk do të kalojë në Parlament, nëse nuk konfirmohet nga votuesit me një referendum të ri, deklaroi laburisti pro Brexit, Keir Starmer, në një interviste me ”The Guardian”.

Në veçanti, sipas Starmer, deri në 150 deputetët e laburistëve do të jenë të gatshëm të refuzojnë një marrëveshje të ardhshme ndërpartiake për daljen e mbretërisë nga BE në mungesë të një konsultimi popullor.

Starmer gjithashtu theksoi se ai nuk do të hezitojë të ndërpresë bisedimet me konservatorët këtë javë nëse kryeministrja, Theresa May do të vazhdojë të këmbëngulë në linjat e saj të kuqe./atsh/