Çifti dëmshpërblehet me $2 miliardë për shkak të kancerit nga herbicidi
Juria e gjykatës në Oakland vendosi se produkti Roundup Ready i kompanisë Monsanto Co ka qenë shkaktar që çifti Alva dhe Alberta Pilliod të sëmuren nga limfoma jo-Hodgkin.
Një kompani e industrisë agrokimike do t'i paguajë dëmshpërblim prej më shumë se dy miliardë dollarë një çifti për shkak të kancerit të shkaktuar nga një produkt kundër bimëve të padëshiruara.
Juria e gjykatës në Oakland vendosi se herbicidi Roundup Ready i kompanisë Monsanto Co ka qenë shkaktar që çifti Alva dhe Alberta Pilliod të sëmuren nga limfoma jo-Hodgkin.
Juria vendosi që çifti të paguhet me gjithsej dy miliardë e 55 milionë dollarë si dëmshpërblim.
Alberta Pilliod tha se tashmë nëntë vite luftojnë më kancerin së bashku me burrin e saj.
"Jeta jonë ndryshoi deri në pafundësi. Tani nuk mund t'i bëjmë gjërat që i bënim më parë", tha ajo.
Ndërkaq, Michael Miller, njëri nga avokatët e çiftit, tha se pjesa prej dy miliardë dollarëve e dëmshpërblimit mund të rrëzohet në gjykatën e apelit, por shtoi se janë të gatshëm për një luftë të gjatë gjyqësore./aa/























