Nigeri, 16 mijë persona braktisën vendin për shkak të përleshjeve
Kryetari i këshillit lokal në provincën Zamfar Alhaji Attahir Ahmet u tha gazetarëve se 16,000 njerëz janë larguar nga ky vend, ndërsa arsyeja ishte sulmet e grabitësve të armatosur
Së paku 16.000 banorë të Nigerisë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të rasteve gjithnjë më të shpeshta të përleshjeve të armatosura në këtë vend.
"Kohët e fundit, gjëra të rënda po ndodhin në provincën tonë dhe për këtë shkak mijëra njerëz janë larguar nga vendi", tha Ahmet.
Ai gjithashtu theksoi se për shkak të sulmeve të lartpërmendura, toka nuk kultivohet në këtë rajon.
"Ne i bëjmë thirrje qeverisë federale që të ndërmarrë hapa për të vendosur paqen dhe sigurinë në rajon", tha Ahmet.
Brenda disa muajve të fundit në Nigeri gjatë përleshjeve të armatosura kanë humbur jetën më shumë se 100 persona, ndërsa në sulmin e djeshëm të tillë kanë humbur jetën gjashtë persona.
Në disa rajone nigeriane janë të shpeshta përleshjet mes fiseve për mospajtime bujqësore./aa/























