13:35 / 14.05.2019
Merkel dëshiron t’i bashkohet nismave për eliminimin e gazrave
Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se do të donte që Gjermania të bashkohej me vendet e tjera evropiane për të eliminuar pothuajse të gjitha emetimet e gazrave serë deri në vitin 2050, por që ky qëllim duhet të jetë i arritshëm.
AP përkujton se Merkel së pari refuzoi të bashkohet me iniciativën e paraqitur nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe tetë vende të tjera të BE-së javën e kaluar.























