15:03 / 14.05.2019
Nënshkruhet Ligji i gjuhës në Ukrainë
Zëdhënësi i Parlamentit të Ukrainës Andriy Parubiy ka nënshkruar Ligjin për sigurimin e funksionimit të gjuhës ukrainase si gjuhë shtetërore.
”Presidenti i Ukrainës do ta nënshkruar këtë ligj brenda disa orësh apo ditësh”, është shprehur Parubiy.
Paraprakisht Verkhovna Rada zhbllokoi nënshkrimin e Ligjit për sigurimin e funksionimit të gjuhës ukrainase si një gjuhë shtetërore.
Ndërsa më 10 maj Gjykata Administrative e Qarkut në Kiev mori një padi nga “Instituti i Politikave Ligjore dhe Mbrojtjes Sociale të emëruar pas Iryna Berezhna”, në të cilën ata kërkohet të ndalojnë Andriy Parubiy nga nënshkrimi i ligjit për gjuhën.
Vetë Parubiy e konsideroi këtë veprim një përpjekje të hakmarrjes pro-ruse.























