15:20 / 14.05.2019
Iraku dhe Katari kërkojnë zgjidhje paqësore për krizat në Lindjen e Mesme
Bisedimet midis dy diplomatëve u realizuan mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe nevojën për të arritur zgjidhje paqësore për krizat.
Iraku dhe Katari kërkojnë një zgjidhje paqësore për krizat në rajonin e Lindjes së Mesme.
Thirrja erdhi në një telefonatë midis ministrit irakian të Punëve të Jashtme, Mohamed Alhakim me homologun e tij nga Katari, Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani.
Ministria e Punëve të Jashtme e Irakut njoftoi se bisedimet midis dy diplomatëve u realizuan mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe nevojën për të arritur zgjidhje paqësore për krizat.
Tensionet janë rritur midis SHBA-ve dhe Iranit që kur Washingtoni u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis Teheranit dhe fuqive botërore.























