Austria ndalon vellon nëpër shkolla
BKT
   Bota

Austria ndalon vellon nëpër shkolla

Austria mori vendim për të ndaluar vellon në shkollat fillore të vendit. Deputetët kanë aprovuar ligjin dje nga një propozim i ardhur nga qeveria e kryeministrit Kurz.

Ligji ndalon ndalon çdo lloj mbulese religjoze  që mund të vendoset për të mbuluar kokën e vajzave në shkolla.

Të dyja partitë e koalicionit qeverisëse të qendrës së djathtë (OEVP) dhe (FPOE) ranë dakord për të ndaluar vellon islamik në të gjitha shkollat e vendit. Sipas zërave të partisë FPOE ligji vjen për t’i dhënë një sinjal islamit politik, kurse nga partia tjetër e koalicionit OEVP thanë se ligji vjen për të çliruar fëmijët nga nënshtrimi.