Pakistani kryen me sukses testimin e raketës me rreze të gjatë
"Ka rezultuar me sukses lëshimi testues i raketës balistike tokë-tokë Shaheen-II e aftë për bartjen e dy bombave konvencionale dhe bërthamore. Raketa ka një distancë prej 1500 kilometra", tha Ghafoor.
Zëdhënësi i ushtrisë së Pakistanit, gjeneral Asif Ghafoor, ka deklaruar se është kryer me sukses testimi i raketës së emëruar Shaheen-II.
"Ka rezultuar me sukses lëshimi testues i raketës balistike tokë-tokë Shaheen-II e aftë për bartjen e dy bombave konvencionale dhe bërthamore. Raketa ka një distancë prej 1500 kilometra. Shaheen-II ka fuqinë e nevojshme parandaluese që Pakistani ka nevojë për stabilitetin rajonal", shkroi në rrjetin social Ghafoor.
Në një deklaratë nga ushtria thuhet se në goditjen testuese është qëlluar me sukses objektivi mbi Detin Arabik dhe se testimi është ndjekur nga zyrtarët të lartë të ushtrisë.
Theksohet se kryeministri i Pakistanit, Imran Khan ka përgëzuar ushtarakët dhe inxhinierët që kanë prodhuar dhe kanë kryer me sukses lëshimin e raketës.
Pakistani ka kryer testime të raketave me rreze të gjatë dhe të mesme edhe vitin e kaluar dhe në fillim të muajve të këtij viti. Në testimet e kryera janë përdorur raketat Shaheen dhe Ghauri.























