Arrestohet 20 vjeçari që tha se do ta bombardojë ‘Trump Tower’
BKT
   Bota

Arrestohet 20 vjeçari që tha se do ta bombardojë ‘Trump Tower’

Është arrestuar një person 20 vjeçar nga New Jersey për shkak se i njëjti ka kërcënuar nëpërmjet rrjetit social se do ta bombardojë ndërtesën ‘Trump Tower’.

Jonathan Xie gjithashtu ka thënë se do t’i qëllojë të gjithë personat që dalin për të marshuar në favor të shtetit izraelit, shkruan Euronews.

Sipas prokurorëve federalë, personi në fjalë është arrestuar nën akuzat se ka bërë përpjekje që të ofrojë mbështetje materiale për organizatën terroriste ‘Hamas’.

Ai gjithashtu është arrestuar edhe për bërje të deklaratave të rrejshme.