Singapori ”dënon” duhanpirësit në kabina!
Singapori do të nisë këtë javë ndërtimin e kabinave për duhanpirësit, të pajisura me sistemi për filtrimin e ajrit, ndërkohë që të pasionuarit e cigares shpesh detyrohen të pinë fshehtas duhan në rrugët e qytet-shtetit, i cili nuk e sheh me sy të mirë duhanin.
Shteti ka një nga legjislacionet më të ashpra në botë kundër duhanit. Cigarja është e ndaluar në pjesën më të madhe të hapësirave publike pasi në të kundërt gjoba mund të arrijë deri në 1 000 dollarë të Singaporit (650 euro) dhe cigaret elektrike janë të ndaluara.
Në kabina mund të qëndrojnë 10 persona.
Por, duhanpirësit që e kanë provuar si eksperiencë, të intervistuar nga media, nuk ishin të bindur dhe shumica preferonin të shkonin të pinin një cigare në një hapësirë të autorizuar në ajër të pastër.
‘’Ambjenti është vërtetë shumë mbytës këtu. Hapësira është shumë e ngushtë dhe duhet të qëndrosh në këmbë, unë ndihem si një qytetar i diskriminuar këtu’’, u shpreh Azfar Zain, zyrtar i një kompanie të shitjeve online.























