Rebelët Huthi ndërmarrin sulmin e tretë ndaj aeroportit saudit
BKT
   Bota

Rebelët Huthi ndërmarrin sulmin e tretë ndaj aeroportit saudit

Grupi rebel Huthi nga Jemeni ndërmori një sulm me dronë në aeroportin e Nexhranit në jug të Arabisë Saudite.

Grupi rebel Huthi nga Jemeni ndërmori një sulm me dronë në aeroportin e Nexhranit në jug të Arabisë Saudite, raportoi një kanal televiziv i lidhur me grupin.

Ky ishte sulmi i tretë i grupit ndaj aeroportit brenda 72 orëve të fundit.

Sipas kanalit televiziv "Al-Maseerah" të lidhur me rebelët Huthi, sulmi me dronë kishte në shënjestër një bateri mbrojtëse raketore Patriot të instaluar në aeroport.

Javën e kaluar, Arabia Saudite akuzoi rebelët për sulme të ngjashme ndaj dy stacioneve të pompimit përgjatë Tubacionit të Naftës Lindje-Perëndim, që transporton naftë nga Provinca Lindore e Arabisë Saudite në Portin Janbu.

Që nga viti 2015, Arabia Saudite ka kryesuar një koalicion ushtarak kundër grupit rebel Huthi, i cili një vit më parë kishte marrë kontrollin mbi pjesën më të madhe të Jemenit, përfshirë kryeqytetin Sana./aa/