Asnjë vend për partinë holandeze antimigracion
BKT
   Bota

Asnjë vend për partinë holandeze antimigracion

Partia holandeze kundër migracionit e Geert Wilders, PVV, nuk mund të marrë as edhe një vend në Parlamentin Europian, nëse një sondazh i dytë si ai i ”GeenPeil” do të rezultojë i saktë.

Sipas sondazhit, laburistët e Frans Timmermans, PvdA, fitojnë qartë me 6 vende nga 26 gjithsej që i përkasin Holandës, një më shumë se ato që u atribuoi televizionit holandez, Nos.

Me pjesën tjetër të BE-së që shkon në votime të dielën, vota holandeze tregon rënien e mbështetjes për partitë anti-BE, në veçanti PVV e aleatit të Matteo Salvinit dhe Marine Le Pen, Geert Wilders.