Kirgistan, nis forumi i mediave i Bashkëpunimit të Shangait
SCO është një organizatë politike, ekonomike dhe euroaziatike e themeluar në vitin 2001, fillimisht duke përfshirë Rusinë, Kinën, Kazakistanin, Kirgistanin, Taxhikistanin dhe Uzbekistanin.
Forumi i medias i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait është hapur në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek, raporton Anadolu Agency.
Duke përshëndetur pjesëmarrësit e forumit, presidenti i Kirgistanit, Sooronbay Jeenbekov, theksoi rëndësinë e teknologjisë së informacionit dhe median masive në formimin e opinionit publik.
“Diplomacia mediale luan një rol të rëndësishëm. Efektiviteti i SCO-s varet nga qasja juaj në mbulimin e ngjarjeve. Pas të gjithave, gazetarët janë ofruesit e të gjitha ideve, iniciativave dhe programeve që zbatohen aktualisht në kuadër të SCO-së”, tha presidenti i Kirgistanit.
Jeenbekov tërhoqi vëmendjen në urgjencën e forcimit të masave për të garantuar sigurinë e informacionit në vendet e SCO-së.
Në vitin 2017, Indisë dhe Pakistanit po ashtu iu dha statusi i anëtarit në organizatë.























