13:24 / 24.05.2019
Jeremy Corbyn kërkon zgjedhje pas dorëheqjes së Theresa May
Lideri i laburistëve, Jeremy Corbyn ka kërkuar zgjedhje të menjëhershme të përgjithshme pas dorëheqjes së kryeministres britanike, Theresa May.
Udhëheqësi i Partisë Laburiste tha se Partia Konservatore “e ndarë dhe e shpërbërë” nuk është në gjendje të qeverisë, të përmirësojë jetën e njerëzve ose të drejtojë vendin përmes Brexit.
Në një deklaratë pas fjalimit të May mbi hapat e Downing Street, ai tha: “Kryeministrja ka të drejtë të japë dorëheqjen, raporton “The Mirror”, transmeton Klan Kosova.
“Ajo ka pranuar tani atë që vendi e ka ditur për disa muaj: ajo nuk mund të qeverisë, dhe as partia e saj e ndarë dhe e shpërbërë”, transmeton Klan Kosova























